Psikologu Rron Kastrati reagon ndaj konspiracionistëve në pandemi

22:41 | 7 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Konspiracionet nuk janë efektive dhe të besueshme kur ato publikohen dhe trajtohen nga disa konspiracionist.

Nëse Konspiracionet janë sekrete dhe ekzistojnë ateherë nuk do publikoheshin kurrë, dhe habitor është fakti kur disa konspiracionist mendojnë se kur publikojnë konspiracione apo hipoteza konspiracioniste i destruktivizojnë planet “djallëzore” të shoqërive sekrete, e për disa të tjerë kur flasin për predikime konspirative që nxitën nga adrenalina manike e paranojës duhet të shqyrtohen simptomatologjitë klinike dhe ashpërisa e këtyre simptomave.

Konspiracionet meritojnë trajtim analitik nga jokonspiracionistët të cilët duhet të jenë të prirur me Intelegjencë emocionale, dhe aftësi metakognitive të pandikuara nga filmat Netflix dhe ato triller e aksion, jeta është ose jo rastësore për qeniet njerëzore nuk mjaftojnë vetëm nevojat fiziologjike por edhe pika kulminante e realizimit të potencialeve tona, dhe deri më sot shkenca bashkë me teknologjitë e sofistikuara na kanë shërbyer shumë.

Imagjinoni kur një Konspiracionist servon konspiracione episodike ndonëse të asocuara njëra me tjetrën e që për mendjet analitike kanë lidhje false sepse emocioni i dramaturgjisë shpirtërore tek Konspiracionistët preferon ti përjetoj këto ndjesi sikurse të ishte ndonjë shpëtimtar bote dhe kjo e furnizon konspiracionistin të përjetoj vetëkënaqësi vetëvlerësimi, dhe vetëbesimi superioritar.

Shkruan Psikologu: Rron Kastrati

Të ngjashme