Google ADS

Formacionet zyrtare të ndeshjes mes Troyes dhe PSG-së

21:25 | 7 Gusht 2021
Arditë Shkodra

Sonte zhvillohet ndeshja e radhës në kuadër të xhiros së parë të Ligue 1.

PSG fillon sonte misionin që ta rikthejë titullin e kampionit, shkruan lajmi.net.

Paris Saint-Germain është mysafire e Troyes në ndeshjen e parë të sezonit të ri që fillon nga ora 21:00.

Gjiganti francez do të ketë shumë mungesa në këtë takim, por sërish llogaritet favorit duke marrë parasysh cilësinë e futbollistëve që ka në ekip.

Te ‘Parisienët’ në këtë ndeshje do të debutojë blerjet e fundit Achraf Hakimi dhe Georginio WIjnaldum, ndërsa edhe i shumëpërfoluri për një largim Mbappe starton në këtë duel.

Në anën tjetër Troyes synon të shkakoj befasi dhe të arkëtoj së paku një pikë nga kjo ndeshje.

Kujtojmë që sezoni i ri në Francë nisi mbrëmë me ndeshjes mes Monacos dhe Nantes që u mbyll 1-1, me të njëjtin rezultat përfundoi edhe ndeshja e sotme mes Lyonit dhe Brestit.

Formacioni i Troyes: Gallon, Azamoum, Giraudon, El Hajjam, Tardieu, Kabore, Kouame, Chambost, Kone, Ripart, Touzghar

Formacioni i PSG: Navas, Hakimi. Kimpembe, Kehrer, Diallo, Danilo, Wijnaldum, Herrera, Draxler, Mbappe, Icardi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme