Google ADS

Reagon LDK: Gjendje alarmante me pandemi, jashtë kontrollit të Qeverisë

19:46 | 7 Gusht 2021
S D

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Qeverinë për neglizhencën e pandemisë COVID-19.

LDK-ja ka pyetur se kush e merr përgjegjësi tani që sot në Kosovë janë raportuar 352 raste të reja me koronavirus./qrbesh.info/

Njoftimi i plotë:

“Nga 781 raste kemi vetëm 9-të të reja sot. Natyrisht se sot, për shkak se situata me pandeminë është kaq e mirë, suksesi mund të merret si diçka e garantuar që do të ndodhte vetvetiu, por nëse e kthejmë shikimin vetëm 100 ditë mbrapa e kuptojmë dallimin që nuk është më pak se kontrast dhe ndryshimin që është më shumë sesa përmirësim.”

Janë këto fjalët e raportit 100 ditësh të Qeverisë; fjalë si mburrje e marrje meritash – pa meritë – si simbolikë. Tani që për një ditë i kemi 352 raste të reja me COVID-19, kush merr përgjegjësinë? A është ndryshimi më shumë se përmirësim tani, apo perdja e një Qeverie populliste që merr merita për gjithçka ka rënë!

Popullizmi nuk e ndalë variantin e rrezikshëm “Delta”, por një qasje racionale dhe një angazhim serioz me vaksinim. Sot, në Kosovë janë vetëm 9% të vaksinuar. Me numrat e tanishëm Kosova mbetet vendi i fundit në Evropë. Masat e pakontrolluara ndërsa vazhdojnë të dërgojnë vendin drejt një mbyllje të sërishme, me kosto enorme për ekonominë dhe jetën publike. Tubimet e mëdha, e të hapura, pa një vaksinim paraprak, i kanë kontribouar gjendjes së tanishme.

Në anën tjetër menaxhimin e pandemisë e bënë edhe më të vështirë largimi i rreth 650 anëtarëve të stafit të infermierëve nga klinikat që merren me trajtimin e pacientëve me COVID 19.

Lavadatat e thata më s’bëjnë punë. Meritat e përvetësuara edhe më pak. Neglizhenca e një Qeverie praktikante, është dëmi shoqëror i gjithë kosovarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme