Google ADS

Fifi, i bën thirrje Bashkisë së Korçës ta tërheqin Bregoviqin nga festivali i ‘Festës së Birrës’

18:08 | 7 Gusht 2021
S D

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi, i ka bërë thirrje Bashkisë së Korçës që ta tërheqin Bregoviqin nga festivali i ‘Festës së Birrës’.

Ajo përmes një shkrimi të ndarë në InstaStory ka kujtuar masakrat dhe të gjitha padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve dhe se për këtë një artist i tillë nuk duhet të jetë pjesë e atij evenimenti.

E njëjta po ashtu ka shpërndarë edhe reagimin e klubit zyrtar të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët kërkuan me çdo kusht që ta ndalin këtë organizim.

“Po besoj se do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse ai këndon në Korçë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë çetnikët janë ushqyer me këngët e këtij dhe kanë bërë masakra me vëllëzërit, motrat, fëmijët, nënat dhe pleqtë kosovarë”.

“Po uroj shumë të bëhet bojkot ky organizim se fundi nuk besoj se do të jetë i mirë”, ka thënë ajo.

‘Festa e Birrës’ në Korçë pritet të mbahet nga 18-22 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme