Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, vlerëson se kërcënimi më i madh i Kosovës në muajt dhe vitet në vijim do të jenë fushatat dezinformuese që do zbatohen nga një kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare.
Shasha thotë se “shpërblim i jashtëzakonshëm moral të shikosh se sa i saktë ka qenë raporti i Parlamentit Evropian për lajme të rrejshme dhe dezinformatat”.
“Ironikisht aso kohe akterët e dezinformimit e cilësuan raportin pamflet dhe plot gënjeshtra. Tani në fjalorin e Isës: Keni dëshiruar, shikoni’”, ka shkruar Shasha në një postim në Facebook.
“Në terma pak më serioz: thellësisht besoj se kërcënimi më i madh i Kosovës në muajt dhe vitet në vijim do të jenë fushatat dezinformuese që do zbatohen nga një kartel i interesave politike, mediatike dhe financiare”.
Më tej Shasha thotë se “qëllimi i tyre do jetë fare i thjeshte: sabotimi i çfarëdo progresi të Kosovës që do kërcënonte fuqinë, interesat dhe monopolet e kartelit brenda dhe jashtë institucioneve”.
“Karteli kupton kufizimet e përdorimit të mjeteve të dhunshme, prandaj ata do të zbatojnë taktikat hibride ku dezinformatat do të jenë arma kryesore në betejën publike”.
“Rrjedhimisht mendoj se është urgjente që institucionet të fillojnë një dialog me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e një infrastrukture ligjore dhe institucionale për luftimin e dezinformimit”, thotë ai.
Sipas Shashës, pikënisja e mire është NATO dhe BE. “NATO së fundi, në partneritet me universitetet prestigjioze, ka publikuar një seri hulumtimeve për të dizajnuar një kornize institucionale në luftimin e dezinformimit. Institucionet e vendit duhet të shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së kontakteve me Qendrën Evropiane të Ekselences për Luftimin e Kërcënimeve Hibride, produkt i bashkëpunimit NATO-BE”.
Ai thotë se rëndësia e mbrojtjes nga lajmet e rrejshme dhe fushatat dezinformuese nuk mund të mbivlerësohet.
“Këtë e ka përmbledhur në mënyre brilante njëri nga hulumtimet e fundit të NATO-s: ‘Kërcënimi për stabilitetin dhe sigurinë në vazhdimësi po ndodh në një “hapësirë gri”, ku akterët shtetërorë dhe jo-shtetërorë janë duke zbatuar taktikat hibride, siç janë dezinformatat dhe sulmet kibernetike… për këto arsye, luftimi i kërcënimeve hibride është top prioritet për NATO-n’”, ka shkruar Shasha.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka