Google ADS

Tahiri: PDK-ja do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual

15:59 | 7 Gusht 2021
arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, dënon gjuhën e urrejtjes dhe fyrjeve e linçimeve të militantëve të dhunshëm në rrjetet sociale.

Sipas tij, rasti i fundit i kërcënimit të deputetes së PDK-së Ganimete Musliu pas debateve në seanca parlamentare, “tregon se fjala e lirë në vend është e kërcënuar dhe kjo është alarmante”.

“Pushteti aktual i cili përmes sulmeve ndaj shtetit e linçimeve publike ka ardhur në krye të institucioneve, sot është përgjegjës për kërcënimin e demokracisë dhe shprehjes së mendimit të lirë. Ftojmë Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të veprojnë urgjentisht dhe çdo sulmues ta sjellin para drejtësisë. Pavarësisht çdo lloj sulmi e kërcënimi, deputetët e PDK-së dhe të gjitha organet e partisë do të vazhdojnë të denoncojnë çdo aferë korruptive të pushtetit aktual”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Ata ftojnë mediat dhe qytetarët që “mos të bien pre e asnjë kërcënimi për ta shprehur mendimin e tyre, ndërsa institucionet e rendit dhe drejtësisë janë të obliguara që në përputhje me Kushtetutën e ligjet, të garantojnë fjalën e lirë në Kosovë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme