Këngëtarja, Eda Zari, ka dalë kundër perfromancës në Festivalin e Birrës në Korçë të këngëtarit serb, Goran Bregoviq.
Ajo përmes statusit të saj në Facebook ka kujtuar periudhën e rëndë në të cilën kaloi Shqipëria gjatë tërmetit që ndodhi në nëntor të vitit 2019 dhe ndihmën që kosovarët i ofruan Shqipërisë në ato momente të rënda për vendin.
“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 -erdhën aq urgjentisht për t’na qënë pranë. Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë!”, kanë qenë fjalët e këngëtares./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida