Muzeu që dikur ishte shtëpi banimi, më pas nga burgu u bë spital

12:23 | 7 Gusht 2021
arbresh.info

Nga një shtëpi banimi, në një burg pastaj i destinuar në spital dhe në fund pritet të behtë muze.

Është kjo ndërtesa karakteristike dhe e njohur në Vushtrri si shtëpia e Mahmut Ag Gjinollit, është një histori në vete.

Historia e kësaj shtëpie të veçantë nuk mbyllet me këtë.

Izet Myftari, doktor i shkencave të historisë nga Vushtrria, ka rrëfyer në detaje historikun e kësaj shtëpie qindra vjeçare.

“Nëse i referohemi dokumenteve kjo del që ka qenë e kaimekanit nga familja Gjini dhe kjo njihet si shtëpia e Mahmut Ag Gjionollit. Ni kohë thuhet se ky vend ka qenë edhe burg dhe gjatë luftës së dytë botërore  ka qenë i vendosur spitali i qytetit. Në vitin 2012 ka fillua restaurimi i kësaj shtëpie për tu kthyer në muze”.

E ngjyrat e arkitektura e tij ka bërë që destinacioni i fundit i kësaj shtëpie të jetë muze për Komunën e Vushtrrisë.

Shukrane Begu, udhëheqëse e muzeut të Vushtrrisë, ka treguar në detaje se kur do të hapet ky muze dhe për punën brenda tij.

“Se shpejti pritet të hapet ky muze. Brenda kësaj hapësirë do të jetë e ndarë për ekspozita e eksponate të ndryshme. Një muze i tillë i ka mungu Vushtrrisë mjaft shumë pasi si qytet është muze. Ndoshta do të quhet ‘Muzeu i Kujtesës’, pasi brenda këtyre mureve do të ketë ekspozita nga lufta e fundit”.

E brenda kësaj hapësirë si rrallëherë është menduar të jetë një pjesë e veçantë edhe për personat me nevoja të veçanta.

“Në këtë pjesë do të jetë për persona të veçantë pra do të ketë hapsirë për ta”.

Muzeu i Vushtrrisë pritet t’i ketë rreth 500 eksponate të ndryshme./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme