Raportohet se janë vënë nën kontroll 209 vatra zjarri që kishin shpërthyer në 47 provinca në të gjithë Turqinë.
Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli në një postim që ka bërë në Twitter për zjarret në 10 ditët e fundit në mbarë vendin ka shkruar: “Heronjtë e pyllit vazhdojnë me një vetëmohim të madh përpjekjet për të vënë nën kontroll 13 zjarre në 5 provinca. Në 10 ditët e fundit janë vënë nën kontroll 209 zjarre në pyje në 47 provinca të vendit.”
Sipas infografikut që ministri Pakdemirli ka postuar në Twitter vazhdojnë të jenë aktive 13 vatra zjarri: 8 në Muëla, 2 në Aydën dhe nga 1 në Burdur, Isparta dhe Karabük.
Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoëan) njoftoi përmes Twitter-it se “Zjarrfikësit arritën të marrin nën kontroll 202 nga 214 zjarret që shpërthyen në 46 provinca turke”.
“Ne po vazhdojmë përpjekjet tona intensive për shuarjen e zjarreve pyjore duke e rritur vazhdimisht numrin e mjeteve për ndërhyrje nga toka dhe ajri. Ne nuk do të lejojmë kurrë që vendi ynë të kthehet në shkretëtirë dhe në një vend të thatë”, tha udhëheqësi turk.
Sipas tij, në punimet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë: 18 avionë amfibë, 850 zjarrfikëse dhe autobote uji, 57 helikopterë, 150 ekskavatorë, 9 dronë dhe 5.250 punonjës të shërbimeve të specializuara.
Presidenti Erdogan vuri në dukje gjithashtu se katër avionë dhe një helikopter u sollën në Turqi nga jashtë përmes kompanive private dhe organizatave joqeveritare. /TRT.net
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...