Barcelona dhe Juventus do të përballen të dielën për të diskutuar trofeun Gamper në Camp Nou.
Por skuadra italiane gjatë kthimit për në Itali mund të ketë një person më shumë në aeroplanin e saj.
Fjala është për mesfushorin Miralem Pjanic i cili pritet të rikthehet me torinezët për në Itali, pasi marrëveshja mes dy klubeve tashmë është arritur.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur me boshanjkun që do të kaloj si huazim te Juventusi për dy edicionet e ardhshme.
Barcelona kësisoj largon një futbollist mirë të paguar si Pjanic, pasi Zonja e Vjetër ka marrë përsipër pagën e lojtarit.
Por edhe Juventusi i ka bërë kërkesë boshnjakut që të ulë kërkesat financiare, pasi Pjanic fiton tetë milionë euro në sezon.
Kampioni i shumëfishtë italian nuk do t’i jap më shumë se pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister