Google ADS

610 serbë (s’) punojnë në institucionet e Kosovës

08:04 | 7 Gusht 2021
arbresh.info

Marrëveshja për Mbrojtjen Civile e nënshkruar në Bruksel, ka ngritur së fundi dyshimet se është bërë shkak që serbët të paguhen pa punuar, shkruan arbresh.info.

Në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike u diskutua çështja e zyrtarëve të komunitetit pakicë e të cilët nuk vijojnë punën.

Bazuar me këtë çështje arbresh.info ka kërkuar të dijë numrin e punëtorëve të komunitetit serb që punojnë në institucionet e Shërbimit Civil të Kosovës.

Në një përgjigjeje për arbresh.info Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, tha se numri i të punësuarve të komunitetit serb është  610.

“Bazuar në raportin vjetor 2020, PËR GJENDJEN NË SHËRBIMIN CIVIL SI DHE MENAXHIMIN E BURIMEVE NJERËZORE,  ju informojmë se në institucionet e Shërbimit Civil të Kosovës, të nivelit qendror (ministri, agjenci ekzekutive dhe të pavarura), numri i të punësuarve të komunitetit serb është   610”, thuhet në përgjigjeje e Ministrisë.

Ndërkaq nuk kanë bërë të ditur se kush i mbikëqyrë performancën e tyre dhe se a vijojnë punën këta persona.

Arbresh.info, ka kërkuar edhe nga Qeveria përgjigjeje në lidhje me këtë çështje se a do të marrin masa ndaj tyre dhe cilat do jenë ato, por që nuk kanë kthyer përgjigjeje.

Drizan Shala njohës i çështjeve për siguri, për arbresh.info tha se duhet të hetohen pasi që si “shpërblim’ i marrëveshjes së Brukselit në 2014 u është mundësuar puna aty.

“Në lidhje me këta zyrtar që janë të punësuar duhet të analizohen se a janë punësuar në bazë të marrëveshjes se Brukselit të 2014 ku ishte shuarja e strukturave paralele serbe dhe këta zyrtar ju është mundësuar si ‘shpërblim’ të sistemohen aty”, tha Shala.

Ndërsa sa i përket performancës së tyre Shala tha se është politike dhe se shpresat e tyre janë në formimin e asociacionit të komunave serbe andaj duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të evitohen rastet e tilla, në rast të kundër dështon funksionalizmi juridik dhe praktik i shtetit.

“Vlerësimi i performances në këtë rast është më shumë politik, si pasojë edhe të procesit të dialogut, sesa teknik. Duhet të gjendet një zgjedhje tjetër që në të ardhmen mos të kemi situata të tilla. Sepse sipas vlerësimit tim këta zyrtar janë duke menduar dhe shpresuar që në themelimin e asociacionit të komunave serbe të sistemohen në kuadër të atij, por që të kenë një zyre të tyre në kuadër të ministrive për nevoja të asociacionit. Dhe nëse kjo ndodh atëherë funksionalizimi juridik dhe praktik i shtetit do dështojë”, deklaroi Shala.

Kujtojmë se çdo vit sipas raporteve të Zyrës së Auditorit raportohen raste kur punonjësit serbë nuk shkojnë asnjë ditë në vendin e punës./S.Dedushi/arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme