Në Gjermani, numri i të infektuarve po rritet më shpejt se verën e kaluar.
Gjermania pritet të përballet me një valë të re infeksionesh nga varianti Delta, pasi numrat kanë shënuar rritje dhe sipas mediave gjermane, të infektuarit janë kryesisht gjenerata më e re, transmeton portal arbresh.info
Instituti gjerman Robert Koch po jep përsëri alarminpasi numri i të infektuarve rishtas filloi të rritet më herët se gjatë verës së vitit 2020 dhe kjo rritje është shumë më e shpejtë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 3 mijë raste me infeksion dhe janë regjistruar 24 vdekje.
Varianti Delta është duke u përhapur kryesisht te të rinjtë e moshës 20 deri në 24 vjeç.
“Rritja aktuale e të infektuarve mund të shihet kryesisht tek njerëzit e moshës 10 deri në 34 vjeç, megjithëse kjo tendencë mund të shihet edhe në grupin e njerëzve nën 49 vjeç,” tha instituti në një deklaratë. Tek personat më të vjetër se 55 vjeç, indeksi i të infektuarve të rinj është ende më pak se 10, megjithëse ka ndryshime të vogla./arbresh.info/
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare