Vdes nga COVID-19, një polic i Kosovës

00:18 | 7 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se zyrtari policor Hevzi Shabani ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.

Sveçla ka ngushëlluar familjet e policit Shabani.

E nderuar familje Shabani, me pikëllim të madh morëm lajmin për humbjen e jetës së birit tuaj, familjarit tuaj, zyrtarit të Policisë së Kosovës Hevzi Shabani. Beteja me pandeminë Covid-19 për më shumë se një vit nuk ishte e lehtë për askënd, e në veçanti për të gjithë zyrtarët policor që ishin në vijën e parë të frontit që nga shfaqja e saj. Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim si Ministër dhe në emrin e të gjithë zyrtarëve Policor të Kosovës, të cilët kishin fatin të bashkëpunojnë me një zyrtar si Hevziu që nuk kurseu asgjë në shërbim të vendit tonë dhe qytetarëve tonë”, ka thënë Sveçla.

Tutje, ministri ka shkruar “Ndajmë dhimbjen në këto momente të vështira për ju.

Ndryshe, në Kosovë ka pasur rritje të rasteve me COVID-19, ku në 24 orët e fundit janë konfirmuar 271 raste.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme