Pasi Busquets i tha lamtumirën Leo Messin në rrjetet sociale, shokët e skuadrës dhe ish-lojtarët e Barçës që ndanë kaq shumë suksese me argjentinasin, si Xavi Hernández, nuk e kanë humbur mundësinë për ta ndarë atë edhe në rrjetet e tyre sociale.
Ai falënderoi për gjithçka dhe i uroi sukses në të ardhmen.
“Si një blaugran, partner dhe mik, unë vetëm mund t’ju falënderoj për gjithçka që na keni dhënë gjatë këtyre viteve. Çfarëdo që të bëni, ju uroj më të mirat” – shkroi Xavi në Instagram.
Para tij, edhe Busquets shkroi për të pas largimit nga Barcelona, ndërsa pritet që edhe futbollistët tjerë të Barcelonës të nisin me mesazhet e tyre për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. /Gazeta Express/
Shkup: Presidentja Silanovska-Davkova i fal dhjetë të burgos...
Arbenita i reagon ashpër Feros: Unë jam ende me trauma dhe e...
Fero: Për Vullnetin ka paragjykime, por brenda në shpirt ësh...
LDK: Qëndrojmë të bashkuar me popullin turk
Trepça pëson humbje në grupet e FIBA Europe Cup
Haradinaj mesazh komunitetit shqiptar në Amerikë: Kosova ka ...