Rritet numri i pacientëve me Covid-19 të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup

19:52 | 6 Gusht 2021
A. B.

Rritje e vazhdueshme e rasteve të reja me Kovid19. Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 325 raste të reja me Kovid-19. Pas kryeqytetit, Tetova vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me më shumë të infektuar ndërkaq edhe numri i të shtruarve në spitale vazhdon të shënojë rritje.

“Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup për momentin të shtrirë janë 23 pacientë pozitivë me Kovid19. 21 prej të cilëve janë në oksigjeno terapi. Shumica e tyre janë nga qyteti i Tetovës, Gostivarit dhe Kërçovë”

Nga Klinika Infektive në Shkup thonë se të gjithë pacientët ë shtruar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“20 pacientë kanë nevojë për terapi me oksigjen apo përkrahje me oksigjen. Pesë prej pacientëve janë në gjendje kritike dhe parashikimi është për rrezikshmëri të lartë për të mbaruar me letalitet të sëmundjes. Dominon Shkupi, Tetova, Kumanova, Kërcova për momentin”. Nuk mund gjithë popullata të merr trajtim vetëm në një vend prandaj dhe MSH ka organizuar Qendra Kovid nëpër gjithë Maqedoninë. Asnjë shtet në botë nuk e ka atë luks që me një institucion t’i trajtojë të gjithë nevojat e qytetarëve. Të gjithë drejtorët e Shtëpive të Shëndetit dhe Spitaleve I lus t’i aktivizojnë qendrat kovid dhe t’i përgatisin për qytetarët”.- apeloi Ilir Demiri, Klinika për sëmundje Infektive Shkup.

Ministri I Shëndetësisë Venko Filipce për ALSAT tha se pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve, nuk mendohet për vendosjen e masave restriktive. Mjekët rekomandojnë që qytetarët t’i respektojnë masat, të mos grumbullohen nëpër ambiente të mbyllura si dhe të mbajnë maskat. Mjeku Demiri madje ka një apel edhe për mërgimtarët.

“Njerëzit tanë të cilët janë me punë të përkohshme në perëndim i lus që ashtu si I respektojnë masat për pre venim në vendet ku jetojnë dhe punojnë edhe këtu gjatë vizitës t’i respektojnë të njëjtat masa dhe t’i kursejnë familjarët e tyre- tha Ilir Demiri, Klinika për sëmundje Infektive Shkup

Nga 23 të shtruarit në Klinikën Infektive në Shkup, gjashtë janë të vaksinuar, pesë prej tyre me dy doza ndërsa njëri me një dozë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më datë 5 gusht nga 416.614 persona të vaksinuar me dy doza, 167 janë infektuar 14 ditë pas pranimit të dozës së dytë. Vetëm 11 prej tyre janë shtruar në spital. Sipas autoriteteve këta numra janë tregues mbi efikasitetin e vaksinave. Procesi i vaksinimit vazhdon të rrjedhë. Deri më tash janë vaksinuar 528,117 qytetarë prej të cilëve 416,614 me dy doza./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme