Muaji korrik dhe gusht njihen si muajt me më së shumti komunikacion në trafik në Kosovë për shkak të ardhjes së madhe të bashkëatdhetarëve tanë nga shtetet europiane.
Pikat kufitare janë vështirë të kalueshme gjatë muajve të verës, ku qytetarë të shumtë të presin me orë të tëra për t’u futur por edhe për ta lëshuar Kosovën.
Merdarja dhe Dheu i bardhë janë dy pikat kufitare me më së shumti kolona.
Aktualisht kolonat me nga 500 metra në hyrje dhe 2200 metra në dalje të pikës kufitare në Merdarë po detyrojnë qytetarët të presin me nga 3 deri në mbi 4 orë për t’u kthyer drejt vendeve perëndimore ku ata punojnë.Ndërkohë në Dheun e Bardhë qytetarët po presin deri në dy orë, pasi që aty janë krijuar kolona deri në 800 metra.
Pikat kufitare të tjera janë më shpejtë të kalueshme.Kujtojmë, se e gjithë kjo tollovi nëpër pikat kufitare po krijohet për shkak të ardhjes së madhe të bashkëatdhetarëve me automjetet e tyre. /arbresh.info/
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...