Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se deri më tani 41% e personelit korrektues dhe më shumë se 50% e të burgosurve në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID-19.
Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka bërë thirrje që i gjithë personeli korrektues në SHKK, e gjithashtu edhe të burgosurit të vaksinohen me qëllim të parandalimit të hospitalizimit.
“Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribouojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Deri në këtë moment, vetëm 41% e personelit korrektues dhe pak më shumë se 50% e të burgosurve janë vaksinuar me dozën e parë kundër virusit COVID 19.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme të rasteve të të infektuarve si pasojë valës së re të COVID-19, e njohur si varianti Delta dhe duke ditur ndjeshmërinë dhe mundësinë e përhapjes së virusit përbrenda institucioneve korrektuese, ftoj të gjithë personelin korrektues në SHKK sikurse edhe të burgosurit, që të vaksinohen me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit i cili ka marrë jetë njerëzish dhe shumë të tjerë kanë luftuar për jetën.
Shëndeti individual i secilit është garantues për shëndetin publik të të gjithëve. Le të kontribouojmë bashkërisht, për një shoqëri të shëndetshme!. /arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...