Një 47-vjeçar nga Durrësi me tre emra është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Policia njofton se Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për trafik droge. Menjëherë pas arrestimit të tij, Tirana dhe Roma kanë nisur procedurat për ekstradimin drejt Italisë.
“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 47-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafik i drogës”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Kreshnik Budlla alias Besnik Farruku alias Sokol Koci, 47 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Ancona, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Trafik i drogës”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...