Google ADS

Operacion antidrogë në Durrës: Kapen 62 kg kanabis, 7 në pranga

10:44 | 6 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, zhvilloi një operacion antidrogë këtë të premte.

Gjatë aksionit, u sekuestruan 62 kg kanabis dhe u arrestuan shtatë persona.

Shtetasit K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë me tre mjete të ndryshme.

Droga u gjet në një prej mjeteve dhe bashkë me të, u sekuestruan si prova materiale edhe mjetet e 12 aparate celularë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme