Migjen Kelmendi është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.
Besoj se partia ka me përballue këtë periudhe kur po duhet me vazhdue, përkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves”, ka shkruar Kelmendi.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë më 6 qershor, por se i është kërkuar që të pres deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë:
ERDHI KOHA ME EC…
E bana nji cope udhe me PDK. Avantura jeme politike dhe angazhimi jem ne kete parti ma shume ishte simbolik, tue dashte me i dhane nji perkrahje modeste reformave te saponisuna asokohe ne parti.
Une s’jam i marruem prej partie, ju bashkova ne nji moment kritik me qellimin e sinqerte me kontribue e ndihmue, bash kur asht zor.
Sot mendoj se i ndihmoj tue u terheq dhe tue krijue hapsine per emna te ri dhe njerez te ri, sepse partia ka shume nevoje me u riperterie dhe me krijue nji fabul te re.
Besoj se partia ka me perballue kete periudhe kur po duhet me vazhdue, perkohesisht, pa themeluesit e saj, dhe ka me arrite me rifitue vendin e saj meritor ne spektrin partiak te Kosoves.
(PS. Kjo deklarate asht shkrue me 6 Qershor, por me lutjet e miqve te mij, mu kerkue me botue mbasi te kryhet procesi i zgjedhjes se kryetarit dhe kryesise se re.)
Prishtine, 6 Gusht 2021
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...