Forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite, që ofrojnë mbështetje për qeverinë në Jemen, njoftuan se u shkatërrua një mjet ajror pa pilot i ngarkuar me bomba (UAV) i lëshuar në jugperëndim të vendit.
Siç raporton agjencia saudite e lajmeve SPA, forcat e koalicionit njoftuan se një UAV i ngarkuar me bomba u lëshua drejt rajonit Khamis Mushait në jugperëndim të vendit.
Më tej, thuhet se droni në fjalë është neutralizuar nga Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Arabisë Saudite dhe se forcat e koalicionit zmbrapsën të gjitha sulmet që synonin civilët.
Në deklaratë nuk u informua se kush lëshoi dronin.
Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, përplasjet po ndodhin midis rebelëve Houthi dhe forcave të lidhura me qeverinë.
Rebelët Houthi kanë kontrolluar kryeqytetin Sana’a dhe disa rajone që nga shtatori i vitit 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Houthi që nga marsi i vitit 2015.
Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani shpesh shënjestrojnë rajonet jugore të Arabisë Saudite me raketa balistike dhe me dronë.//AA
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...