Policia e Tiranës deklaroi se ka arrestuar 57-vjeçaren Lutfije Makashi, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”, pasi mashtroi 360 shqiptarë të cilët kanë paguar rreth 20 mijë dollarë për viza pune në shtetin kanadez, por që nuk kanë marrë asgjë si këmbim.
Policia e Tiranës njoftoi se ndalimi i saj u bë këtë të enjte nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar. Por arrestimi i saj është i çuditshëm, sepse ajo duhej të ishte duke vuajtur dënimin.
Makashi ishte arrestuar për herë të parë për të njëjtën akuzë më 28 prill 2016, dy ditë pasi ishte shpallur në kërkim se kishte mashtruar qindra persona për viza pune dhe studimi në Kanada, Australi dhe Angli.
Në pranga përfundoi edhe vajza e saj, Adelia Makashi dhe arrestimi i tyre u tha se është bërë në kohë rekord, falë bashkëpunimit mes dy policive asaj shqiptare dhe kanadeze, sepse 51-vjeçarja dhe vajza e saj janë riatdhesuar në Shqipëri.
Atëherë Luli Makashi bashkë me vajzën mbërritën në Shqipëri mbrëmë rreth orës 23: 50 minuta ku u zhvendosën në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Sipas një njoftimi zyrtar nga organi i akuzës, thuhet se grupi i hetimit u vu në lëvizje nga të paktën 26 kallëzime në Policinë e Tiranës, që akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi nuk kishin përfituar vizën, megjithëse kishin kryer pagesa në shumë të mëdha, që varionin në mijëra dollarë.
Ata thanë se kanë kryer edhe takime në hotele të ndryshme me persona të huaj, që u kishin premtuar vizat. Prokuroria deklaroi se denoncuesit kanë rrëfyer se, në datën 26 Prill, ata janë paraqitur pranë zyrave të kompanisë “Ande LM” në rrugën “Ismail Qemali”, por drejtueset e saj ishin larguar jashtë shtetit.
Në krye të kompanisë ishte vënë Klevis Rreshka, i cili kishte blerë pikërisht një ditë më parë rreth orës 18.00 kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro. Ai pranoi përpara prokurorëve se Lutfije Makashi dhe vajza e saj kishin treguar për problemet me klientët e tyre.
Stresi ndalohet për 48 orë
MSH: Dy pacientë në Maqedoni shpëtuan nga dializa, morën ves...
GLPS: Kosova pa progres të mjaftueshëm
30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit për kultivimin e has...
Chad Mair emërohet si bashkë-mbrojtës për Rexhep Selimin
Policia shqiptoi 6 mijë e 242 gjoba për një muaj në Ferizaj