Google ADS

Prishtina fiton ndaj kampionit të Norvegjisë

22:05 | 5 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Prishtina ka fituar 2:1 ndeshjen e parë kundër kampionit të Norvegjisë, Bodo/Glimt, vlefshme për xhiron e tretë të Konfernce Leauge.

Goli i fitores u shënua në minutën e 84-të, që ishte një autogol.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:1

Sulmuesi anësor Solbakken harkoi bukur në zonë nga e majta, derisa topin në portë e dërgoi Botheim për 0-1.

Kryeqytetasit kosovarë bën një ndeshje të mirë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 44-të.

Ishte sulmuesi Otto John që shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit mysafir dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për 1-1./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme