Policia identifikon dhe inicon rast ndaj dy të dyshuarve për zjarrëvënie në rajonin e Prishtinës

19:54 | 5 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Policia e rajonit të Prishtinës në dy raste të ndara identifikon dy të dyshuar për raste të zjarr vënies.

Rreth orës 10:15, është pranuar informata për zjarr në fshatin Siçevë të komunës së Prishtinës.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku është raportuar për lokalizim zjarri.

Nga një hetim preliminar që policia i ka bërë rrethanave të ngjarjes ka identifikuar një të dyshuar, mashkull, 20 vjeç, ndaj të cilit me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin

“Zjarr vënie” për ta proceduar më tej, thuhet në komunikatë e PK-së.

Po ashtu, rreth orës 13:30, policia ka marrë informatën për një zjarr në rrugën “Gjergj Gjini” në Prishtinë, ku të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vend ngjarje.

Së këndejmi veprimet e para hetimore të policisë kanë rezultuar me identifikimin e një të dyshuari, mashkull, i cili ka ndezur një zjarr në shkurre dhe përkundër që zjarri ka dalë nga kontrolli, fatmirësisht është lokalizuar shpejt.

Ndaj të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shtetit policia ka iniciuar rastin “Zjarr vënie”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme