Google ADS

Zjarr në masivin me pisha të Vithkuqit, flakët rrezikojnë manastirin

18:39 | 5 Gusht 2021
A. B.

Zjarri ka përfshirë prej mesditës masivin pyjor të Vithkuqit. Flakët intensive, të favorizuara edhe nga era e fortë kanë përparuar në brendësi të pyllit, ndërsa i janë afruar edhe manastirit të Shën Pjetrit.

Forcat e shërbimit pyjor, ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës po punojnë për të mbajtur flakët nën kontroll dhe penguar avancimin e tyre. Dy mjete zjarrfikëse nga Korça, një nga FA kanë lokalizuar disa nga vatrat ku intensiteti i flakëve është më i lartë.

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari, i cili po ndjek nga afër operacionin për vënien në kontroll të zjarrit, kërkoi ndihmën edhe të bashkisë së Pogradecit, e cila nisi drejt Vithkuqit një mjet zjarrfikës.

Deri tani zjarri ka përshkuar rreth 4 ha pyll me pisha, ndërsa dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme