Google ADS

Kuvendi te premten voton për anëtarët e bordit të AKP-së të propozuar nga Qeveria

17:29 | 5 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Kuvendi i Kosovës të premten do të mbajë dy seanca.

E para që do nisë nga ora 11:00 do të jetë vazhdim i seancës së kaluar ku në rend dite janë 8 pika, në mesin e të cilave edhe ratifikimi i një marrëveshje ndërkombëtare.

Kurse seanca e re që fillon nga ora 12:00, ka 6 pika në mesin e të cilave dhe miratimi i emrave të propozuar nga Qeveria për drejtor të bordit të AKP-së./arbresh.info/

Pikat nga seanca e kaluar:
4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,
13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

Pikat e seances së re:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,

6. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme