Tenori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, do të mbajë një tjetër koncert madhështor në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogaritë e tij zyrtare, shkruan portali arbresh.info
Koncerti “Ramë Lahaj&Friends” pritet të mbahet më 7 gusht në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.
Postimi i plotë i Lahajt pa ndërhyrje:
“Të dashtun miq, Jam tej mase i lumtun të ju njoftoj se në kuadër të RLIOF koncerti Rame Lahaj & Friends do të mbahet më 7 gusht 2021 në ora 20:30 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë. Kësaj radhe kemi miq artist nga më të mirët e botes së operës. Përveç kësaj në ketë periudhë e kemi gjysmën tjetër të zemrës sonë, mërgatën e cila Kosovës i jep jetë gjatë gjithë verës, e ne na mungon gjatë gjithë vitit, andaj ejani të festojmë të gjithë së bashku.
Ju lutemi që biletat pa pagesë ti merrni pran biletarisë së Teatrit Kombëtar të Kosovës. Është e rëndësishme ti rezervoni vendet tuaja.
Ndërsa konferenca për media do të jetë nesër në ora 14:30 në hotel Opera në Prishtinë.
Shihemi së shpejti në shesh.
Ju dua
Rame”.
Rama ka nisur performancat nëpër vende të ndryshme të botës që pas lirimit të masave me COVID-19, marrë parasysh që shumë prej vendeve kanë përfunduar vaksinimin. /arbresh.info/
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë