Google ADS

Gardiner e fiton medaljen e artë në 400 metra

16:00 | 5 Gusht 2021
KRG

Steven Gardiner nga Bahama e ka fituar medaljen e artë olimpike në 400 metra, duke ia siguruar vendit të vet medaljen e parë nga Tokio 2020

Gardiner, kampion aktual i botës në këtë distancë, e arriti cakun për 43.85 sekonda.

Anthony Zambrano i Kolumbisë e fitoi medaljen e argjendtë, derisa kampioni nga viti 2012 Kirani James i Grenadës e fitoi të bronztën.

Mbajtësi i rekordit botëror dhe kampioni i deritanishëm, Wayde van Niekerk nuk arriti ta siguronte as finale bile, pasi përfundoi i pari në grupin e tij në gjysmëfinalen e së hënës.

Gardiner është shprehur tejet i lumtur me triumfin në Tokio 2020.

“E kalova cakun dhe e pashë emrin tim në ekranin e madh dhe që isha i parë. Jam shumë i lumtur”, tha Gardiner. /GE/

Të ngjashme