Rizvanolli: Jemi duke diskutuar për opsionet më të mira për qytetarët dhe bizneset e Kosovës

15:32 | 5 Gusht 2021
A. B.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me kabinetin dhe Departamentin e Energjisë të Ministrisë kanë mbajtur takime jo-formale me përfaqësues të bizneseve kosovare të cilat merren me prodhim dhe instalim të solareve dhe zhvilluesve të energjisë së ripërtëritshme.

Përfaqësuesit e ME-së janë takuar edhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilat në fokus kanë sektorin e energjisë.

Këto takime janë mbajtur një javë pas Forumit të Solareve në Kosovë 2021 i cili i ka mbledhur të gjithë akterët relevantë të energjisë së ripërtëritshme që përmes paneleve, prezantimeve dhe panaireve të informojnë drejtpërsëdrejti një strategji potenciale solare.

Pas forumit dhe identifikimit të nevojave kyçe, përfaqësuesit e ME-së kanë diskutuar nga afër me këta akterë për të kuptuar dhe evidentuar nevojat, sfidat dhe ekspertizat e tyre të cilat do t’i shërbejnë strategjisë afatgjatë për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm energjetik në Kosovë.

Gjatë takimeve, Ministrja Rizvanolli ka cekur që: “Jemi duke diskutuar për opsionet më të mira për qytetarët dhe bizneset e Kosovës. Kjo [strategji] është më së shumti për gjeneratat e ardhshme të cilët do të konsumojnë këtë energji.” /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme