Emilio u përfshi në aksident në orët e hershme të mëngjesit të enjten pranë shtëpisë së Michael Ballack në Villasdo Mar.
Zjarrfikësit ishin përpjekur ta shpëtonin djalin e Ballackut, por pa sukses.
Sipas televizionit portugez TVI24, tragjedia ndodhi afër Troia, në jug të kryeqytetit portugez Lisbonë, pranë shtëpisë së pushimeve të Ballackut.
Motoçikleta me katër rrota ishte e ndërtuar për t’u përdorur në rrugë publike.
Emilio është njëri prej tre fëmijëve të legjendës gjermane Ballack, i cili u martua me Simone Lambe në vitin 2008, para se të shkurorëzoheshin katër vjet më vonë.
Ai u lind në vitin 2002, një vjet pas vëllait të madh, Louis, dhe ishte tri vjet më i vjetër sesa djali më i ri i Ballackut, Jordi. /GE/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...