Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19.
Në ceremoninë e pranimit morën pjesë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi.
Donacionin e dorëzuan, Major Ryan D. Connley, shef i Zyrës për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Major Ryan D. Conley, Atashe i Zyrës.
Pas pranimit të këtij donacioni, ministri Vitia tha se ky donacion tregon se, sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtar.
Sipas tij, këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punë e tyre.
Major Ryan D. Conley, lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhurura do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID.
Donacioni përfshinë; ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, CPAP maska, analizatorë të gazrave. /arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...