Zjarri ka kapluar manastirin dhe dhjetëra fshatra në ishullin grek Evija ku janë shkatërruar të paktën 150 shtëpi.
Ky vend është një prej 100 vatrave të zjarrit që po shkatërrojnë gjithçka në këtë vend, shkruan “The Guardian” transmeton arbresh.info
Ekipet e zjarrfikësve edhe sot kanë vazhduar betejën e tyre në afërsi të Athinës, kurse kryetari i Olimpit, djepit të lojërave Olimpike, ka kërkuar ndihmë për fikjen e zjarrit.
Kujtojmë se, zjarret që kanë shpërthyer në Greqi po ndodhin për shkak të temperaturave të larta.
“Po zhvillojnë betejën me titanë. Më e rënda pritet të ndodhë”, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias.
Në anën tjetër, ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale po kontribuon në çështjen e zjarreve në mbarë botën. /arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës