Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për shtyp se avokati i tij ka dorëzuar në Gjykatën Korreksionale të Parisit padinë kundër vendimit të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë ‘non grata’.
“Jean-Yves Le Borgn ka dorëzuar padinë dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimin e këtij padie.
Kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm të ngjashëm dhe në parimin universal se nuk ka mburojë nga imuniteti për rastin e shpifjes.
Padia bazohet edhe te parimi se shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi.
Unë i bëj thirrje Sekretarit Blinken, që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate, çdo fakt, provë apo dokument kundër meje apo familjarëve të mi.
Kjo është hera e parë në jetën time që i drejtohem një gjykate. Kurrë nuk e kisha menduar se do të ngrija padi ndaj Sekretarit të Shtetit të një vendi që e admiroj kaq shumë.
Unë dua të mbroj dinjitetin tim, të familjes dhe të gjithë shqiptarëve që i kam përfaqësuar. Kjo padi është një betejë për dinjitetin njerëzor.
Me këtë padi kërkoj transparencë të plotë përpara shqiptarëve dhe miqve të mi të shumtë në Shqipëri dhe botë dhe të provoj se është një vendim pa asnjë bazë.
Karakterin politik të këtij vendimi e provon fakti se pavarësisht çdo kërkese për të bërë publike faktet dhe provat, nuk është paraqitur asnjë e tillë, për shkakun e vetëm se asnjë e tillë nuk ekziston,” tha Berisha./Syri/
Kim: Duam një partner, jo një problem! Apeli që ka për Ramën dhe Bashën
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...