Google ADS

Kosova U18 do të luaj sonte kundër Moldavisë

12:22 | 5 Gusht 2021
KRG

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U18, në konkurrencën e meshkujve do të përballet sonte kundër Moldavisë.

Ndeshja do të filloj  në ora 19:00 e cila zhvillohet në kuadër të “European Challenger”.

Kosova ka shkëlqyer në fillim duke e mposhtur Shqipërinë në ndeshjen e parë me rezultat  85-62,shkruan arbresh.info.

Kurse Moldavia  ka humbur kundër Shqipërisë më rezultat 82-51.

Kujtojmë se dy vendet e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luaj për pozitat 5-7.

Shpresojmë që “Dardanët” do të kalojnë tutje  për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Synimi dhe dëshira e madhe e Kosovës U18 është që të arrijë  deri në finale, e cila do të mbahet në kryeqytetin shqiptar./arbresh.info/

Të ngjashme