Google ADS

Lipjan, digjen 20 hektarë pronë shtetërore dhe pesë hektarë pronë private

10:00 | 5 Gusht 2021
S D

Është raportuar se në rrethana të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarri në male dhe fusha në Lipjan, shkruan arbresh.info.

Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private.

‘Fsh. Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e zjarrfikësve të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin. Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme