Google ADS

Gruaja në gjendje të dehur sulmon burrin

08:42 | 5 Gusht 2021
S D

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (EN: 139.3-249.5) 04.08.2021 – 00:58. Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme