Gjermani, arrestohet një i dyshuar për krime lufte në radhët e regjimit të Assad-it

01:36 | 5 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Një shtetas sirian, Mouafak Al D, është arrestuar në Gjermani me pretendimin se ka kryer krime lufte dhe ka shënjestruar civilët kur ka luftuar në radhët e regjimit të Assad-it në Siri.

Në deklaratën nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Federal, Mouafak Al D akuzohet me hedhjen e bombës së dorës ndaj civilëve që ishin duke pranuar pako të ndihmës që Kombet e Bashkuara (OKB) shpërndanin tek refugjatët palestinezë në vitin 2014 dhe i cili shkaktoi vdekjen e 7 personave.

Mouafak Al D, anëtar i Free Palestine Movement, një organizatë e armatosur e afërt me regjimin e Assad-it, do të nxirret në gjykatë.//AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme