Grupi i institucioneve për menaxhim me situata të krizës në Maqedoninë e Veriut, I kanë kërkuar Qeverisë të shpallë gjendjen e krizës prej të paktën 30 ditë.
“Grupi për vlerësim gjatë pasdites, më 4 gusht 2021 ka mbajtur mbledhje në të cilën, për shkak të rritjes së vëllimi të zjarreve, ka sjellë vendim njëzëri që t’i propozojë Komitetit Udhëheqës (ministri i Punëve të Brendshme, i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Shëndetësisë, i Transportit dhe Lidhjeve dhe udhëheqësve të grupit për vlerësim) t’i propozojnë Qeverisë të sjellë Vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së paraqitjes së zjarreve dhe parandalimit të shpërndarjes së tyre në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Komiteti Udhëheqës në seancën që e ka mbajtur para pak çastesh, e ka pranuar propozimin e Grupit të vlerësimet dhe i propozoi Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të sjellë vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e Maqedonisë së Veriut në kohëzgjatje prej 30 ditësh”./alsat.m/
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...