Çeki, tre të vdekur nga ndeshja e trenave

20:42 | 4 Gusht 2021
Përparim Bublaku

Njëri tren ndërkombëtar e tjetri vendor.

I pari nuk arrit ta ndalë shpejtësinë dhe u përplas me trenin lokal çek, të mërkurën, duke lënë të vdekur tre persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë.

Për t’i shpëtuar pasagjerët gjallë menjëherë në vendin e ngjarjes dolën dhjetëra ekipe emergjente.

Aksidenti ndodhi në orën tetë të mëngjesit në Milavce, qytetin perëndimor çek i cili lidh Plzen me Mynihun e Gjermanisë.

Autoritetet ceke konfirmuan se katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Katër helikopterë u angazhuan për t’i transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë, raporton Klan Kosova.

Ministri çek i Transportit, Karel Havlicek, tha se gabimi njerëzor ka shkaktuar këtë aksident fatal. Sipas tij, drejtuesi i trenit me shpejtësi të lartë nuk kishte arritur të ndalonte në një vend të caktuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme