Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen kundër Covid-19.
Ai ka thënë se rritja e rasteve me Covid-19 ështe shqetësues, ndërsa ka thënë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se mësimdhënësit e të gjitha niveleve duhet të vaksinohen në mënyrë që organizohet mësimi si duhet.
Postimi i plotë:
Varianti delta i covid-19 po përhapet me shpejtësi. Sot kishte 221 raste pozitive. Trendi është shumë shqetësues. Nuk ka dyshim se jemi para një vale të re të pandemisë.
Për disa javë nis viti i ri akademik, ku afër 500 mijë nxënës, studentë e profesorë do të jenë në kontakt me njëri tjetrin, duke i rritur shumë gjasat për përhapje të gjerë të virusit.
Vaksinimi është e vetmja mënyrë për tu mbrojtur. Është tepër e rëndësishme të kryhet vaksinimi sa më parë. Secili i rritur duhet të vaksinohet, përveç atyre që kanë arsye mjekësore.
Mësimdhënësit në të gjitha nivelet duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre, si dhe për të mundësuar organizimin e mësimit me orar të rregullt./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...