Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasi ka pranuar disa informacione inteligjente se ka të shtëna me armë, ka marr veprimet e duhura policore dhe nga data 26.07-03.08.2021, në 6 raste të ndara: 2 në Ferizaj , 3 në Kaçanik dhe 1 rast në Shtime, policia ka arritur të zbulojë vendin dhe personat që kanë shkrepur me armë zjarri nëpër ahengje të ndryshme familjare.
Personat e dyshuar, pasi janë intervistuar nga policia , me vendim të Prokurorit nga Prokuria Themelore e Ferizajt , ndaj tyre janë inicuar rastet ‘’Mbajtje në pronësi,kontrollë ose posedim i paautorizuar i armës’’-përdorim i armës, ndërkaq janë konfiskuar armët dhe municioni.
Rastet janë në procedurë të mëtejme hetimore.
Ndërkaq, në dy raste tjera në Ferizaj, janë inicuar rastet ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ‘’, sepse, në një rast nga një predhë (plumb qorr) është dëmtuar një automjet i një qytetari, ku në xhamin e bagazhit ka shkaktuar një vrimë, ndërsa në rastin tjetër, një predhë ka rënë në terrasën e shtëpisë së një qytetari. Rastet janë duke u hetuar nga policia.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te qytetarët që, gjatë ahengjeve të tyre familjare të mos përdorin armë të zjarrit , të mos lejohet që, gëzimi i tyre të kthehet në tragjedi, sepse ç’do shkrepje e armës rrezikon jetën e njeriut dhe se, ç’do plumb i shkrepur, godet një cak”./arbresh.info/
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...