7 medalje në një Olimpiadë të vetme

14:01 | 4 Gusht 2021
KRG

Përfaqësuesja e Australisë, Emma McKeon, në Lojërat Olimpike ka fituar 7 medalje dhe është sportistja e cila thyen rekordin e fitimeve të medaljeve brenda një Olimpiadëje.

Ajo ka fituar katër medalje të arta dhe tre të bronzta.

Poashtu ajo ka vendosur një rekord të ri olimpike në stil të lir në 50 metra teksa regjistroi një kohë prej 23.81 sekonda, shkruan abresh.info.

Emma  ka marrë pjesë edhe në 100 metra stil i lirë ku ka fituar medalje të art, 4×100 metra ku ka fituar medalje të artë.

Ajo tashmë ka barazuar rekordin për më së shumti medalje të fituara nga një grua nën jë Olimpiadë të vetme.

Rekordin deri tani e mbante gjimnastja  sovjetike, Maria Gorokhovskaya, e cila në vitin 1952 ka fituar dy medalje të arta dhe pesë të argjendta./arbresh.info/

Të ngjashme