Google ADS

MPB: 173 gjoba në Shkup, 78 për vozitje të shpejtë

13:09 | 4 Gusht 2021
A Z

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (03.08.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se janë shqiptuar gjithsej 173 gjoba në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 78 gjoba për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar, 11 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Katër gjoba u vendosën për mos përdorimin e rripit të sigurimit, nëntë për shkeljet e kryera nga motoçiklistët.
Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Të ngjashme