Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës e ka dënuar sulmin fizik ndaj punëtorit të Spitalit të Gjakovës.
“ShSKUK dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.
Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës ata i konsideruan si shqetësuese dhe të papranueshme.
Tutje, ShSKUK ftoj organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më./arbresh.info/
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...