Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere u shqyrtua raporti i shpenzimeve për gjashtëmujorin e viti 2021 për Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online
Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, tha se raporti përmban shpenzimet për periudhën janar-qershor ku kemi realizuar 100 për qind shpenzimet.
“Rreth 3 milionë euro ka qenë buxheti i shpenzuar për 6 mujorin e parë të këtij viti”.
Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, ka thënë se pajtohet me raportin që ka paraqitur sekretari dhe nuk ka diçka për të shtuar.
Deputeti i VV-së, Visar Korenica ka kërkuar detaje për një avans rreth 5000 euro, ndërsa Krasniqi ka treguar se ato kanë ndarë për udhëtime jashtë vendit të disa deputetëve që akoma nuk janë mbyllur.
Është përkrahur miratimi i raportit të shpenzimeve gjashtë mujore të Kuvendit të Kosovës.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet asnjë nga pikat e më poshtme nuk i ka marr votat e mjaftueshme për të proceduar tutje.
3. Votimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020;
4. Votimi I Raportit vjetor Financiar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020;
5. Votimi i Raporti Vjetor Financiar i Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2020;
6. Votimi I Raportit Vjetor Financiar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale;
7. Votimi I Raporti Vjetor Financiar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...