Sipas një studimi, gratë që kanë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç kanë treguar se nuk kanë interes për seks.
Rreth 34 përqind e grave që morrën pjesë në studim, kanë zbuluar se pas një viti ato nuk ishin të interesuara për marrëdhënie seksuale me partnerin e tyre të përhershëm, ndërsa të njejtën përgjigjje kanë dhënë edhe 15 përqind të burrave, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet e një studimi të kryer nga shkencëtarët nga Universiteti i Southampton treguan se dëshira seksuale e burrave është mesatarisht e njëjtë gjatë gjithë marrëdhënies dhe se gratë humbasin interesin për seks me të njëjtin partner pas 12 muajsh lidhje.
Studimi përfshiu 4,839 burra dhe 6,669 gra, të moshës 16 deri në 74 vjeç.
“Mund të jetë pasojë e lodhjes sepse fakti që stresi i përditshëm ndikon në funksionimin seksual të një gruaje,” shpjegoi studimi.
Shumë, përveç prindërimit, përmendën mungesën e lidhjes emocionale, komunikimin e dobët dhe shëndetin e dobët psikologjik dhe fizik si arsye për humbjen e vullnetit për të bërë seks.
Terapistja Amanda Major thotë se humbja e interesit për seksin është një dukuri normale, sepse ka shumë arsye pse ndryshojnë nevojat e grave dhe burrave.
“Për disa, është e natyrshme, dhe për disa shkakton vuajtje dhe mjerim,” tha ajo.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se gratë humbin interesin më të madh për seksin midis moshës 55 dhe 64 vjeç, dhe burrat midis moshës 35 dhe 44. Shkencëtarët theksojnë se humbja e vullnetit për seks nuk ka të bëjë me menopauzën, edhe pse ka ndodhur për gratë që i përkasin asaj grupmoshe./arbresh.info/
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka