Google ADS

Kroos lëndohet para fillimit të sezonit

10:04 | 4 Gusht 2021
KRG

Real Madridi ka bërë të ditur se lojtari me prejardhje Gjermane, Toni Kroos  është lënduar dhe do të mungoj në fillimin e sezonit 2021/22.

Më pak se dy javë kanë mbetur që nga fillimi i sezonit të ri në La Liga.

“Marca” ka shkruar se gjermani  ka pësuar një lëndim muskulor dhe pritet të jetë jashtë fushës së gjelbërt një muaj.

Kjo do të thotë se ai do të humbasë dy ndeshjet e para të La Ligës,  ku klubi i tij do të ndeshet kundër Alaves dhe Levante kurse ndeshjen kundër Real Betisin, është ende në dyshime se a do mund të rikuperohet.

Kroos gjithashtu do të humb miqësoren kundër Milanit këtë  të diel./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme