Google ADS

Spasovski e falënderon Serbinë: Si shtet nuk jemi vetëm

09:54 | 4 Gusht 2021
S D

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski iu falënderua Serbisë për katër helikopterët të cilët po ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në vend.

“Për mua është shumë me rëndësi që edhe ne si shtet nuk jemi lënë vetëm, këtu janë miqtë tanë nga Republika e Serbisë dhe dëshiroj të shpreh falënderim n emrin tim personal dhe në emër të MPB-së dhe Qeverisë, kolegut tim, Vulin, Qeverisë së Serbisë dhe presidentit Vuçiq për shkak se menjëherë u dakorduan dhe dërguan ndihmë – katër helikopterë të cilët do të ndihmojnë për shuarjen e zjarreve në Republikën tonë të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Spasovski në Facebook.

Në territorin e shtetit prej dje janë në disponim katër helikopterë të MPB-së së Serbisë, prej të cilëve tre janë kundër zjarrit, ndërsa i katërti për vëzhgim dhe udhëzim.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, i cili së bashku me ministrin Spasovski dje pasdite ishte në Nagoriçan të Vjetër, ku zjarri u lokalizua, deklaroi se nëse situata përkeqësohet, janë të gatshëm të intervenojnë edhe me njerëz dhe teknikë ku do të ketë nevojë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme