Shumica e tifozëve të Interit nuk dëshirojnë ta shohin Romelu Lukakun duke u larguar nga klubi, prandaj i kanë shkruar atij dhe menaxherit të tij Federico Pastorello, për t’i kërkuar ta refuzojnë kalimin në Chelsea.
Chelsea dhe Interi janë në bisedime për sulmuesin belg, i cili mund të kthehet në Stamford Bridge dhjetë vjet pasi i ishte bashkuar të kaltërve për herë të parë nga Anderlecht.
Por Interi ia ka hedhur poshtë tashmë Chelseat një ofertë prej 100 milionë euro plus mbrojtësi Marcos Alonso, por klubi anglez do të rikthehet me një ofertë erdhe më të majme, sipas mediave italiane.
Sipas Sky Sports Italia, të kaltrit janë të gatshëm t’ia ofrojnë Interit 130 milionë euro për belgun. Lukakut, ndërkohë, Chelsea i ka ofruar marrëveshje afatgjate me pagë vjetore prej 12 milionë eurove.
Ndërkohë, tifozët zikaltër e kanë vërshuar Lukakun me komente në rrjetet sociale, duke i kërkuar të mos largohet nga Giuseppe Meazza.
Mijëra tifozë i komentuan 28-vjeçarit në fotografitë e fundit të postuara në Instagram dhe Twitter.
Menaxheri Pastorello ia dërgoi Lukakut një zemër në koment, në të cilin qindra tifozë iu përgjigjen atij. /GE/
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...