Google ADS

Arrestohet një shtetas i Belgjikës në Aeroportin “Adem Jashari”

08:50 | 4 Gusht 2021
S D

Është raportuar se një shtetas i Belgjikës është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan arbresh.info.

Policia ka njoftuar se i arrestuari ishte në kërkim.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 01.08.2021 ora 22:00 në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet zvicerane është arrestuar i kërkuari mashkull shtetas i Belgjikës dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme